Molliqaj për emërimin e Gërvallës në RTK: Alarm për rezistencë, nuk do të ndalemi

Molliqaj për emërimin e Gërvallës në RTK: Alarm për rezistencë, nuk do të ndalemi

17:42, 31/01/2023

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar për zgjedhjen e Rilind Gërvallës, njëri i afërt me Vetëvendosjen si drejtor në RTK, shkruan Syri.net Kosova.

Ky me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se emërimi i Gërvallës është partiak, pa parime, pa meritë e pa merak.

Sipas Molliqajt, Gërvalla do të jetë një vegël për kontroll.

“Rasti i sotëm duhet të jetë alarm për vëmendje dhe rezistencë. Ne nuk do të ndalemi, as nuk do të lodhemi”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë i tij:

Përzgjedhja e Rilind Gërvallës drejtor të televizionit publik është emërim partiak. Pa parime, pa meritë pa merak. Me një qëllim: vegël për kontroll.

Ky rast tregon veç një gjë: procesi është kryer. Qëllimi për të vepruar në të të mirë të zhvillimit është bërë një me maninë për kontroll. Shkurt: nëse është i joni, ke edhe meritë edhe virtyt.

Rasti i sotëm duhet të jetë alarm për vëmendje dhe rezistencë. Ne nuk do të ndalemi, as nuk do të lodhemi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco