Krasniqi në 26-vjetorin e rënies së Zahirit, Hakifit e Edmondit: Tre trima, luftetarë të orëve të para të UÇK-së

Krasniqi në 26-vjetorin e rënies së Zahirit, Hakifit e Edmondit: Tre trima, luftetarë të orëve të para të UÇK-së

14:22, 31/01/2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar në 26 vjetorin e rënies Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën.

Krasniqi tha se të tre ishin trima, luftetarë të orëvë të para të UÇK-së e heronj të Kosovës.

“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha – tre trima, tre luftëtarë të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tre heronj të Kosovës, të cilët u flijuan 26 vite më parë, frymëzuan brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi”.

“Sot, me nderimet më të thella kujtojmë veprën dhe sakrificën e Zahirit, Hakifit e Edmondit, figurave më emblematike të historisë së vendit tone”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se sot nderime përpara permëndores së Zahir Pajazitit bënë edhe krerët e shtetit, Vjosa Osmani e Albin Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco