Gazetari afgan: Gjendja atje është e rëndë, 60 për qind e medieve janë mbyllur dhe gazetarët e kanë lëshuar shtetin

Gazetari afgan: Gjendja atje është e rëndë, 60 për qind e medieve janë mbyllur dhe gazetarët e kanë lëshuar shtetin

10:57, 31/01/2023

Katër gazetarët afganë që kanë mbërritur mbrëmë në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, e kanë vlerësuar si të rëndë situatën për kolegët e tyre në Afganistan.

Në konferencën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), gazetarët afganë, thanë se shumë prej tyre, janë.

Ahmad Shaker, gazetar nga Afganistani e përshkruajti më pak fjalë gjendjen atje. Ai tha se shumë prej kolegëve janë kërcënuar me jetë dhe se shumë prej tyre janë detyruar të ikin në shtetet tjera.

“Ne gjendjen në Afganistan e kemi lënë në gjendje të rënd, mediet atje nuk janë aspak të lira dhe secila medie kontrollohet nga talebanët. Ata vërtetë e kanë krijuar një gjendje të pasigurte sepse nuk pranojnë asnjë kritikë ndaj pushtetit. Përafërsisht 60 për qind të medieve janë mbyllur dhe gazetarët e kanë lëshuar shtetin. Një pjesë e atyre gazetarëve janë strehuar në shtetet afër Afganistanit, por që po jetojnë një jetë mjaftë të varfër”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco