Deputeti i VV-së flet për 'padrejtësitë' në tekstin e Kushtetutës

Deputeti i VV-së flet për 'padrejtësitë' në tekstin e Kushtetutës

10:43, 31/01/2023

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, tha se në Kushtetutën e Kosovës termet ‘shqiptar’ apo ‘shqip’ përdoret dy herë kundrejt termeve ‘serb’ apo ‘serbe’ që përdoret 15 herë.

Rrustemi përmes një postimi në Facebook ka publikuar edhe nenet ku thotë se përdoren këto terme.

Ndërkaq, si “padrejtësinë” e radhës në tekstin e Kushtetutës e ka renditur edhe Asociacionin, themelimin e të cilit po e kërkojnë me ngulm SHBA e BE.

Postimi i plotë:

Në Kushtetutën e Kosovës termi ‘shqiptar’ apo ‘shqip’ përdoret vetëm DY HERË. Në nenin 3 kur thuhet se Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera, dhe, në nenin 5 kur përmenden gjuhët zyrtare: Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe. Termi ‘serb’ apo ‘serbe’ përdoret PESËMBËDHJETË HERË.

Në nenin 5 te gjuhët zyrtare,

Në nenin 59 tek të drejtat e komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre,

Në nenin 64 te struktura Kuvendit

Në nenin 67 te zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit,

Në nenin 78 te Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve,

Në nenin 96 te Ministritë dhe Përfaqësimi i Komuniteteve,

Në nenin 108 te Këshilli Gjyqësor i Kosovës,

Në nenin 139 te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,

Në nenin 148 te Dispozitat Tranzicionale për Kuvendin e Kosovës.

Tash edhe Asociacioni…?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco