Edhe Donika Gërvalla pjesëmarrëse në diskutimin për Asociacionin

Edhe Donika Gërvalla pjesëmarrëse në diskutimin për Asociacionin

10:30, 31/01/2023

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, sapo ka arritur në ambasadën amerikane ku po mbahet takimi për të diskutuar mbi çështjen e Asociacionit.

Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues të partive politike, zyrtarë qeveritarë, ambasadorë e pjesëtarë të shoqërisë civile.

Aty tashmë ka arritur shefi i kabinetit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, ministrat Nenad Rashiq, Emilija Rexhepi, Elbert Krasniqi e po ashtu edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ai i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në takim kanë arritur edhe përfaqësues nga Presidenca, shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela dhe Bekim Sejdiu.

Aty ka arritur edhe Lutfi Haziri si përfaqësues nga LDK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco