Drecun akuzon politikën gjermane për Asociacionin

Drecun akuzon politikën gjermane për Asociacionin

10:07, 31/01/2023

Kreu i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, Milovan Drecun ka thënë se propozimet shtesë për asociacionin që qartë u definua në marrëveshjen e Brukselit janë tentim manovrimi politik që dukja e asociacionit të përputhet me këndvështrimin e Prishtinës, ndërkohë që ka përsëritur se pa formimin e asociacionit nuk ka kthim të serbëve në institucione as dialog, shkruan “RTS".

Në prag të mbledhjes së Kuvendit, ai theksoi se nuk ka vend për propozime të reja për asociacionin sepse çdo gjë është definuar në marrëveshjen e Brukselit se çka duhet të bëhet.

"Marrëveshja e parë e Brukselit në 6 pika definon asociacionin e komunave me shumicë serbe. Asociacioni ku serbët janë shumicë, do thotë se ka edhe bashkësi tjera, përcakton formimin e ekipit drejtues nga katër komuna dhe ata do përcaktojnë statusin”, tha ai.

Nuk ka kthim të serbëve në institucione as dialog pa formimin e asociacionit, së pari këto pastaj bisedat për propozimin evropian tha Drecun për RTS.

"Propozimi që doli është përpjekje që të përputhet asociacioni me këndvështrimin e Prishtinës, edhe pse Kurti ka thënë se marrëveshja e Brukselit nuk ekziston dhe nuk do ketë asociacion dhe duhet biseduar vetëm për të drejtat e pakicave, duke shmang termat nga marrëveshja e Brukselit”.

Drecun tha se propozimi i Fondacionit Fridrih Ebert është tentim i politikës gjermane që të anashkalohet marrëveshja e Brukselit për asociacionin.

Ai përmendi deklaratat e Chollet dhe Eskobar për asociacionin që është korrekt dhe "interesant, pasi nuk sheh arsye për mos formim në përputhje me Kushtetutën”.

"Asociacioni do ishte mekanizëm institucional, që Prishtina do pranonte me qëllim mbrojtjen e popullit serb për sigurimin e jetës së sigurt dhe zhvillimin ekonomik”, tha, duke shtuar se nuk pranohet anëtarësimi i Kosovës në OKB as pranimi dhe njohja e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco