Osmani: Republika e Kosovës është ndërtuar në bazë të gjakut të dëshmorëve të UÇK-së

Osmani: Republika e Kosovës është ndërtuar në bazë të gjakut të dëshmorëve të UÇK-së

09:19, 31/01/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe ministra të kabinetit qeveritarë, kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së tij, së bashku me Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxhën.

Nga aty, krerët e shtetit thanë se Kosova është ndërtuar në bazë të gjakut të dëshmorëve.

Presidentja Osmani, duke kujtuar rënien e tyre, tha se zotimi i Kosovës mbetët përkujtimi i heronjve të luftës.

“Në 26-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, i përkujtojmë si lajmëtarë të lirisë. I përkujtojmë të gjithë ata që luftuan në krahë me Zahirin. Kjo ditë, është një prej ditëve më të lavdishme të UÇK-së e të Republikës së Kosovës, dhe ato mbesin të forta sepse është ndërtuar në bazë të gjakut të dëshmorëve të UÇK-së”, tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco