Serbia refuzon sërish t’i vendosë sanksione Rusisë

Serbia refuzon sërish t’i vendosë sanksione Rusisë

18:59, 24/01/2023

Edhe njëherë, Serbia ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë për luftën e paprovokuar në Ukrainë.

Kjo e bën Serbinë si të vetmin shtet kandidat për t’u anëtarësuar në BE, që nuk pranon të vendosë sanksione, raporton ewb.

Lajmin e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Në njoftim thuhet se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë respektuar pesë vendimet e Këshillit të BE-së në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.

“Ato vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit dhe BE-së”, pohoi Borrell.

Kujtojmë se në listën e shteteve që i vendosën sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë është edhe Kosova, që po ashtu aspiron të anëtarësohet në BE.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka filluar në shkurt të vitit të kaluar, dhe po vazhdon ende me pothuajse të njëjtin ritëm që nga fillimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco