Piraj paralajmëron risi në produktet e kompanisë së tij

Piraj paralajmëron risi në produktet e kompanisë së tij

15:34, 24/01/2023

Bizneset kosovare përballen me vështirësi të ndryshme, por ka kompani që po ia dalin mjaftë mirë të mbijetojnë, shkruan Syri net Kosova.

Pronari i “MEKA”, Burim Piraj ka njoftuar se kjo kompani po vazhdon punën suksesshëm duke ecur me hapa të sigurt çka ky vit ka pasë shtim të shitjeve për 26%.

“MEKA – Falënderimet i takojnë përherë të Madhit Zot, është duke ecur me hapa shumë të mirë dhe të sigurt, këtë vit kemi pas shtim të shitjeve për 26% por jo dhe shtim të fitimit, për këtë arsye këtë vit nuk kemi arritur ta realizojmë pagën e katërmbëdhjetë me 15 Janar , por shpresojmë se shumë shpejt do të realizojmë këtë dhe punëtoret do ta kenë në llogaritë e tyre”, është shprehur ai.

Madje, Piraj ka theksuar se shumë shpejt pritet të ketë risi në produkte të kësaj kompanie.

“Kemi risi, këtë vit do të plasojmë disa produkte të reja, gjatë muajit Shkurt do të plasojmë Gullashin e viçit MEKA, do të plasojmë Rriskë 100% me mish viçi dhe do të plasojmë suxhuk Katundi i cili do të jetë 100% e mish të viçit, normal që çmimet e këtyre produkteve do të jenë të shtrenjta sepse dihet çmimi i mishit viçit, por ne mendojmë se ia vlen të blihen”, ka shtuar ai.

Për Pirajn përkushtimi pët sjellje të cilësisë, sigurisë dhe korrektësisë në produkte do të vazhdoj edhe më tej.

“Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar që përherë të sjellim më të mirën e mundshme në treg, nuk turpërohemi para asnjë konkurrence në botë për cilësinë e produkte, sigurinë dhe korrektësinë”, ka përfunduar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco