Abdixhiku takon deputetin gjerman: Relacionet e LDK-së me CDU po futen në një fazë të re

Abdixhiku takon deputetin gjerman: Relacionet e LDK-së me CDU po futen në një fazë të re

20:56, 20/12/2022

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pritur sot në takim në Prishtinë, deputetin e Bundestagut nga rradhët e CDU, dhe njëkohësisht raportuesin për Kosovë, Christoph Ploß.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se relacionet e LDK-së me CDU po futen në një fazë të re bashkëpunimi vitin në vijim. Ka thënë se këto relacione do t’i shërbejnë para së gjithash Republikës së Kosovës.

Abdixhiku kishte zhvilluar takim me deputetin gjerman edhe para disa javësh, por në Hamburg.

“Christoph Ploß, deputetin e Bundestagut nga rradhët e CDU, dhe njëkohësisht raportuesin për Kosovë, e takova jave më parë në Hamburg. Sot, ndërsa, pata nderin ta pres në Prishtinë. Në prag të 33 vjetorit të themelimit të LDK-së, formacionit politik, demokratik e pavarësist të Kosovës, i shpjegova dhe pjesë të historisë së lavdishme të organizimit më të madh nacional të shqiptarëve të Kosovës, nën udhëheqjen e Presidentit Rugova. Relacionet e LDK-së me CDU po futen në një fazë të re bashkëpunimi vitin në vijim. Këto relacione do t’i shërbejnë para së gjithash Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco