Tahiri: Ambasadori Martin Berishaj duhet të shkarkohet, që të zbardhet e vërteta e kësaj afere

Tahiri: Ambasadori Martin Berishaj duhet të shkarkohet, që të zbardhet e vërteta e kësaj afere

19:29, 20/12/2022
Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Martin Berisha nuk është rastësisht ambasador i Kosovës dhe as thjeshtë “një ambasador i Kosovës”, por është një “aferë e thellë” me multi-protagonistë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se edhe pse kishin vullnet për t’i shkuar deri në fund, në Komisionin Hetimor Parlamentar nuk kishin mandat e as instrumente për ta dëshmuar strukturën mafioze dhe lidhjet para politike me këtë aferë.

Ai ka shtuar se sa më shumë që ai qëndron në postin e tij si ambasador, është implikim i vetëdijshëm i pushtetit dhe shtetit në këtë aferë dhe se shkarkimi i tij është domosdoshmëri që t’i hapet rrugë zbardhjes së vërtetës.

Postimi i tij i plotë:

Martin Berishaj, nuk është rastësisht ambasador i Kosovës dhe as thjeshtë “një ambasador i Kosovës”. Ai është para së gjithash, një “aferë e thellë” me multi-protagonistë që shtrihen në disa vende, e arrijnë deri tek zyrat qendrore të pushtetit në vendin tonë.

Përkundër vullnetit e gatishmërisë për t’i shkruar deri në fund, në Komisionin Hetimor Parlamentar nuk kishim as mandat e as instrumente për të dëshmuar strukturën e thellë mafioze e lidhjet para politike dhe implikimet që lidhen me “Aferën Berishaj”, por e njëjta, tash figuron se është duke u hetuar penalisht në disa vende.

Çdo ditë e më shumë që z. Martin Berishaj qëndron në postin e një zyrtari të lartë të shtetit, si ambasador i Kosovës në Kroaci, është implikim i vetëdijshëm i pushtetit dhe shtetit në këtë aferë. Dorëheqja e tij, nuk është më çështje etike. Nëse jo dorëheqja, shkarkimi i tij është domosdoshmëri, për t’i hapur rrugë zbardhjes së të vërtetës rreth kësaj afere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco