37-vjeçari gjendet pa shenja jete në një veturë në Kaçanik

37-vjeçari gjendet pa shenja jete në një veturë në Kaçanik

18:31, 20/12/2022

Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një veturë në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli, i cili ka dhënë detaje rreth ngjarjes.

Sipas Veselit, viktima është mashkull kosovar me inicialet S.Z., ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar i cili doli në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin e emergjencës.

“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar njē informacion se në rrugën “Vëllezrit Çaka” në Kaçanik,  në një veturë dyshohet se një person Z.S (M/K) i moshës 37 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete. Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është  konstatuar se viktima ështē pa shenja jete. Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se policia do të njoftojë me kohë opinionin për informacione shtesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco