Shpërthimi tek 'Kroi i Vitakut' në veri, dyshohet për shok-bombë

Shpërthimi tek 'Kroi i Vitakut' në veri, dyshohet për shok-bombë

17:23, 20/12/2022

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar sot në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.

Ai theksoi se dyshohet se tek “Kroi i Vitakut” është hedhur një shok-bombë, por se nuk ka të lënduar.

Ndryshe në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë nëntë barrikada, të cilat kanë bllokuar qarkullimin në këtë anë.

Si pasojë e kësaj, situata në veri të vendit vazhdon të jetë tejet e tensionuar.

Pavarësisht kërkesave nga autoritetet e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, këto barrikada nuk janë tërhequr.

Pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar gjatë këtyre ditëve prezencën e tyre në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.

Në këtë pjesë po vazhdojnë të qëndrojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe serbë.

Barrikadat në veri të vendit u vendosën më 10 dhjetor, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq është i dyshuar për organizim të “sulmit terrorist”, në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës gjatë muajit dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco