'Si fletushkë', Hoti për strategjinë energejtike të qeverisë

'Si fletushkë', Hoti për strategjinë energejtike të qeverisë

15:53, 20/12/2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se asgjë të re nuk ka në “Strategjinë energjetike 2022-2031”.

Ai ka thënë se qeveria ka humbur kohë duke shtyrë disa projekte, transmeton Syri.net Kosova

“I humbën dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë. Tani u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”, përfshirë: (1) termocentralin me gaz, (2) Bursën Energjetike me Shqipërinë, apo (3) integrimin e rrjetit energjetik me rajonin”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka thënë se hartuesit e kësja strategjie e kanë shkruar sikur një fletushkë.

“Objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë, e jo objektiva për strategji shtetërore ku tregohet: sa do rriten kapacitet, sa do të kushtojnë investimet dhe si do të mbulohen ato investime”, ka thënë Hoti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco