Tahiri: Shuhet shpresa e zyrtarëve publikë për meritokraci dhe karrierë profesionale

Tahiri: Shuhet shpresa e zyrtarëve publikë për meritokraci dhe karrierë profesionale

15:09, 20/12/2022

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se amandamentet e propozuara në Komisionin për Administratë, sot u refuzuan nga Qeveria e Kosovës dhe kësisoj u shuan edhe shpresat e zyrtarëve publikë për meritokraci dhe karrierë profesionale.

Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri ka treguar propozimet e tij të parashtruara në Komision, transmeton Syri.net Kosova

Propozimet ishin konkrete: Nenet 44 dhe 46 për procedurat e emërimit të nëpunësve të ulët dhe të mesëm drejtues, propozoj të rishkruhen tërësisht dhe të kthehet rregullimi siç është tani në Ligjin për Zyrtarët Publikë. Pra, të kthehet sistemi i karrierës, lëvizjes brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë siç është tek neni 38 dhe 39 i ligjit aktual në fuqi”, ka shkruar Tahiri.

Deputeti i AAK-së gjithashtu ka sugjeruar që procesi i rekrutimit të pozitave të nivelit të lartë në bazë të meritokracisë, në bazë të nenit 47, të bëhet përmes përzgjedhjes të tre kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota nga pragu prej 70%, ku përpos kandidatit me më së shumti vota, të bëhet edhe përzgjedhja e kandidatit të dytë ose të tretë përmes arsyetimit me shkrim, ashtu siç thotë Tahiri, që të sigurohet parimi i meritokracisë.

Në Komisionin për Administratë, Tahiri ka propozuar që në Ligjin e Pagave të shtohet edhe një paragraf i ri në nenin 9, ku vlera e koeficientit të jetë 129 euro, vlerë e cila duhet të rritet “varësisht nga lëvizjet buxhetore” në vitet pasuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco