Çantat e nxënësve gjakovarë do të bëhen më të lehta

Çantat e nxënësve gjakovarë do të bëhen më të lehta

15:03, 20/12/2022

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se barrës së çantave të nxënësve po i vjen fundi, shkruan Syri.net Kosova.

Secili nxënës i shkollave të Komunës së Gjakovës do të ketë dollapin personal në të cilin do të vendosë librat të cilat nuk ka nevojë t'i bartin në shtëpi.

Postimi i plotë:

Barrës së çantave të nxënësve tanë po i vjen fundi
Një projekt i madh dhe shumë i rëndësishëm për ne si Komunë ka filluar. Secili nxënës i shkollave të Komunës tonë do të ketë dollapin personal në të cilin do të vendosë librat të cilat nuk ka nevojë t'i bartin në shtëpi [🤝] .
Jemi një nga komunat e para që kemi ndërmarrë një iniciativë të tillë.
Shëndeti i fëmijëve tanë në rend të parë
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco