Në Gjakovë arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Në Gjakovë arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

09:28, 20/12/2022

 

Të hënën në Gjakovë, është arrestuar një person për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Stacioni Policor në Gjakovë, derisa iu kishin përgjigjur dhe ishin duke hetuar një rast për dhunë në familje, në vendngjarje në posedim të të dyshuarit N. N., mashkull i lindur në vitin 1951, kishin gjetur një pistoletë me një karikator dhe 15 copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

“Arma dhe municioni janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco