'SPAK-u, armik i Ramës'/ Baton Haxhiu: Pati betejë me Yuri Kim. Fitoi SHBA!

22:44, 19/12/2022

Baton Haxhiu, i njohur për afrimitetin me Edi Ramën, thotë se pati betejë mes kreut të qeverisë dhe ambasadores Yuri Kim, për kreun e ri të SPAK. 

Çim Peka Live, analisti tha se betejën e fituan SHBA-të. 

"Kishte betejë dhe betejën e fituan SHBA-të. Dhe po ta shihni DASH nuk pati reagim, sepse betejën ia ka lënë ambasadores. Ata ia kanë ndërtuar ndihmën në të gjitha mënyrat, por betejën ia kanë lënë asaj. Reforma në Drejtësi nuk e ka bazën amerikane, por holandeze. Holanda ka disa koloni në Karaibe dhe Amerikën Latine dhe për faktin se shtetet e vogla me 200-300 mijë banorë, kanë qenë të kontrolluara përmes karteleve të drogës të Amerikës Latine. Holanda me të gjitha investimet atje, ka qenë e pafuqishme që kryeministrat, ministrat t'i mbajë nën kontroll. Këto shtete që kanë polici, por jo ushtri, nuk mund t'i kontrollosh. Si mund të kontrollen? Vetëm me Reformën në Drejtësi. Holanda duke patur Amerikën aleate, Amerika ndërton konceptin e Reformës në Drejtësi, duke forcuar prokurorët dhe gjyqtarët, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në disa vende të Ballkanit", tha ai. 

Baton Haxhiu e quajti SPAK-un armik të Edi Ramës, bashkë me një përfaqësi të ndërkombëtarëve. 

"SPAK-u është armik i Edi Ramës. Dhe një pjesë e ndërkombëtarëve për arsye se momentalisht beteja e të ardhmes janë një pjesë e tyre që nuk duan një lider të fortë të vendeve të vogla dhe Rama i ka tejkaluar përmasat e Shqipërisë dhe njohjet e tij me liderët europianë janë goxha të forta", shtoi Haxhiu.

Gjithashtu, gazetari dhe analisti Baton Haxhiu tha se në kuadër të Reformës në Drejtësi, amerikanët do të kenë policinë e vet në Shqipëri. 

"Do kenë policinë e vet", tha Haxhiu. 

Baton Haxhiu foli edhe për raportet me Edi Ramën, duke pranuar se është i afërt me kryeministrin. 

"Me Ramën kam një njohje të gjatë. Jam njeriu i parë që e kam ftuar në Kosovë. Rama është prej njerëzve që dëgjon, por nuk debaton në tavolinë. Nuk jep përgjigje aty për aty", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco