Tallja e 'Ganes': Ku i kemi këta që (s)’Guxojnë, m’u kanë heshtë për Martin Berishajn

Tallja e 'Ganes': Ku i kemi këta që (s)’Guxojnë, m’u kanë heshtë për Martin Berishajn

23:16, 19/12/2022

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thumbuar Qeverinë, praktikisht dhe Listën Guxo, pas thellimit të skandalit të Martin Berishajt, pas pretendimeve të një gazetari slloven që në skandal implikojnë edhe rrethin e kryeministrit Albin Kurti dhe BIA-në famëkeqe serbe.

“Ku i kam Qeverinë, edhe këta që (s)Guxo-jnë”, thumboi deputetja, duke i kritikuar se po heshtin ndaj skandalit të Berishajt.

“Ku I kam more Qeverine, edhe këta qe (s)’Guxo-jnë qe mu kanë heshtë qele guri gojen për Martin Berishen”, shkroi Musliu në Facebook.

Mirëpo Ganimete Musliu nuk u ndal me kaq, pasi në një mënyrë ironizoi me statusin paraprak që e bëri për Presidenten Osmani, ku e ofendoi atë për dukjen, e që ngjalli reagime nga Guxo e nga Qeveria.

Musliu tha se një tjetër status ndoshta do t’i ngjallte sërish ata.

“Po matna me e shkru një status për Presidenten se ndryshe ata nuk nihen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco