Zani i tyre do të dëgjohet, Krasniqi takon të rinjtë e PDK-së

Zani i tyre do të dëgjohet, Krasniqi takon të rinjtë e PDK-së

16:14, 18/12/2022

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Skenderaj ku është mbajtur kuvendi i Rinisë Demokratike, e ku kryetar u zgjodh Antigona Maliqi.

Krasniqi thotë se në këtë zonë në çdo periudhë janë shquar të rinj e të reja që kanë pasur guxim.

Postimi i tij:

Në Skenderaj, në bastionin e përhershëm të PDK-së, në një kuvend madhështor të Rinisë Demokratike, kryetare u zgjodh Antigona Maliqi.

Shumë i kënaqur të jem në mesin e të rinjve të Drenicës, të cilët në mënyrë masive i janë përgjigjur ftesës sonë për pjesëmarrje në zgjedhjet e rinisë, duke shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar aktivisht për ndryshime pozitive në shoqëri.

Ky fakt nuk befason, duke ditur se pikërisht në këtë zonë të Kosovës, në çdo periudhë janë shquar të rinj e të reja që kanë pasur guxim, vullnet dhe energji për t’iu prirë proceseve të çlirimit, pavarësisë e shtetndërtimit.

Sot, këta të rinj, me besimin e plotë se zani i tyre do të dëgjohet e vizioni i tyre për zhvillimin e vendit do të jetësohet, i kanë përqafuar reformat e nisura nga partia jonë, duke u bërë edhe vetë pjesë e ndryshimit.

Faleminderit Skenderaj! 💙

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco