Shifër e pazakontë që kërkon hulumtim, bien për gati 1 milion numri i vizitave në kujdesin parësor shëndetësor

Shifër e pazakontë që kërkon hulumtim, bien për gati 1 milion numri i vizitave në kujdesin parësor shëndetësor

17:24, 14/12/2022

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka theksuar se për gati 1 milion ka rënë numri i vizitave në Kujdesin parësor shëndetësor, apo thënë ndryshe gati një qerek më pak se vitet paraprake, shkruan Syri.net Kosova.

"Një gjë është e sigurt, nevojat e pacientëve janë po ato që kanë qenë, për të mos thënë janë rritur. Pse kemi kaq pak vizita?! 
Duhet një hulumtim i detajuar se çka ka ndodhë! A kanë mbetë këto nevoja të pa plotësuara, apo janë bartur në kujdesin privat i cili nuk i raporton askujt?", ka shkruar ai në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco