Tensionet në veri, Gashi: Qeveria asnjë kontakt me institucionet e Kosovës! Dodik u fut në loj edhe për...

18:51, 12/12/2022

Analisti Flamur Gashi komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv tensionet dhe përplasjet në veri të Kosovës.

Flamur Gashi u shpreh se së paku, Tirana zyrtare, pra qeveria e Ramës, duhet të ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me institucionet e Kosovës.

"Sipas informacioneve nuk kanë asnjë kontakt. Do ishte e moralshme që Rama së paku në deklaratat e tij të shtonte dhe një rresht ku dënon plagosjen e një shqiptari që është në spital sot.”-tha Gashi.

Analisti shtoi se kemi tre deklarata nga Rusia ndërsa shtoi se kemi dhe futjen në lojë të Dodik, për ardhjen ose jo të Vuçiçit në samitin që mbahej në Tiranë.

“Dodik flet në emër të Rusisë. Mënyra si u shpreh në shumës, do shohim dhe do vendosim a do shkojmë në Tiranë apo jo.”-tha Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco