Muzaqi i VV-së i reagon Musliut të PDK-së për deklaratat rreth kushteve të policëve

Muzaqi i VV-së i reagon Musliut të PDK-së për deklaratat rreth kushteve të policëve

18:51, 12/12/2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, i ka reaguar deputetes së PDK-së Ganimete Musliut se Policëve të Kosovës u shkon ushqimi tri herë në ditë dhe se janë të kompletuar me uniforma, veshmbathje dhe të gjitha pajisjet që u duhen, duke e cituar Kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqirin.

“Tri racione të ushqimeve jepen kur policët janë në plane operative. Ata janë të kompletuar me uniforma, veshmbathje dhe të gjitha pajisjet që u duhen. Ushqimi po ashtu u shkon tri herë në ditë”, ka shkruar Muzaqi.

Muzaqi, tutje ka shtuar se Republika ka Qeveri të përgjegjshme e cila po përfaqëson interesat shtetërore dinjitetshëm.

“Tashmë Republika ka Qeveri të përgjegjshme e cila po përfaqëson interesat shtetërore dinjitetshëm. Mos e përkrahni, por as mos e pengoni! Sidomos mos goditni ulët sepse e goditni vetën tuaj!”, ka thënë Muzaqi.

Derisa sot deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një shkrimi është ankuar për kushtet e punës së policëve dhe orareve të stërzgjatura. 

Ajo ka thënë se policët po qëndrojnë qe 55 orë pa në Jarinje duke shtuar se po u përfundojnë edhe rezervat e ushqimit.

Reagimi i plotë i deputetit të VV-së. Besim Muzaqi:

Deklaratat dashakeqe të eksponentëve të opozitës me gënjeshtra sipas të cilave Policia e Kosovës paraqitet si “e pa ushqyer dhe e rraskapitur” janë të dëmshme përtej çdo arsyeje politike.

Duke përgënjeshtruar deputeten e PDK-së, G. Musliu, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri deklaron:

“Tri racione të ushqimeve jepen kur policët janë në plane operative. Ata janë të kompletuar me uniforma, veshmbathje dhe të gjitha pajisjet që u duhen. Ushqimi po ashtu u shkon tri herë në ditë.”

Tentimi për ta ulur moralin e atyre që janë duke kryer detyrën me përkushtim të pashoq e vetëmohim është miopi politike!

Bota e civilizuar është duke mbështetur të drejtën kushtetuese të Republikës së Kosovës për sovranitet, e njëkohësisht është duke dënuar ndërhyrjen e Serbisë e cila përmes grupeve kriminale po tenton të minoj rendin tonë ligjor e kushtetues.

Ftoj opozitën ta bëjnë dallimin mes kundërshtarit politik dhe armikut. T’i ulin flamujt partiak derisa Republika kërcënohet nga ndërhyrja serbe me metoda ruse.

Qytetarët kanë pas rastin të shohin gatishmërinë tuaj për zgjidhje të kësaj çështje – duke hequr dorë (nga territori)!

Tashmë Republika ka Qeveri të përgjegjshme e cila po përfaqëson interesat shtetërore dinjitetshëm. Mos e përkrahni, por as mos e pengoni! Sidomos mos goditni ulët sepse e goditni vetën tuaj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco