Tensionet në veri të Kosovës, Zhulali: Rama kundër interesit kombëtar! Pse s'i dënon deklaratat e Vuçiç?

18:30, 12/12/2022

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv tensionet në veri të Kosovës.

Zhulali tha se reagimet e kryeministrit Edi Rama nuk janë në mbrojtje të interesit kombëtar ndërsa shtoi se kreu i qeverisë shqiptare nuk i ka dënuar deklaratat e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

"Vuçiç para disa ditësh ka shkuar në retorikën e Millosheviçit për zbarkimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Mospërmendja e këtij fakti nga Edi Rama, është shumë e rëndë për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Minimumi të ishte ngjitur në nivelin e deklaratës së ministres së Jashtme gjermane. Minimumi në nivelin e eurodeputetes gjermane dhe të kishte minimumin e kësaj ndjeshmërie.

Si shqiptar, e ka detyrë Kushtetuese të mbrojë interesin kombëtar. Duhet të ishte jo vetëm në këtë nivel gjuhe, por dhe më ashpër. Rama nuk reagoi kur Vuçiç e quajti Kurtin terrorist të ndyrë."-tha Zhulali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco