Tensionet në veri të Kosovës, Shameti: Vuçiç po sillet si Millosheviçi në 1989! Pse hesht Rama?

18:42, 12/12/2022

Analisti Sokol Shameti komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv tensionet dhe përplasjet në veri të Kosovës. Shameti tha se serbët po bëjnë gjithçka që mos të zhvillohet një proces normal zgjedhjesh.

Sipas tij, Aleksandër Vuçiç po sillet si Millosheviçi me protestën e inskenuar në vitin 1989 ndërsa shtoi se Edi Rama ka qëndruar në një heshtje të gjatë.

"Policia e Kosovës ka hyrë, pasi kontrollon territorin, ka arrestuar dikë që dyshon se është pjesëtar i një grupi që ka plagosur një polic të Kosovës.

Ata serbët vendosën barrikada, po bëhen thirrje, pasi thonë se po keqtrajtohen serbët. I hidhet benzinë zjarrit.

Një fjalim në 1989 nga Millosheviçi, meqe serbët lokalë inskenuan një protestë dhe policia e Kosovës u detyrua t’i përmbajë, Millosheviçi që pa skenën tha se s’guxon njeri t’i prekë serbët me dorë.

Të njëjtën gjë po bën dhe Vuçiç, meqë u arrestua një kriminel serb që ka goditur policinë e Kosovës, shtet sovran i njohur nga shumica e vendeve demokratike. Shqipëria ka një heshtje të gjatë.”-tha Shameti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco