184 kandidatë nisën trajnimin për t'u kualifikuar si Asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta

184 kandidatë nisën trajnimin për t'u kualifikuar si Asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta

17:32, 12/12/2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se në përmbushje të zotimit për punësimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, përveç planifikimit të buxhetit po punohet edhe në përgatitjen e kuadrit të kualifikuar, shkruan Syri.net Kosova.

"Sot kanë filluar trajnimin 184 kandidatë për t'u kualifikuar si Asistentë për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore. 
Me këtë rast janë formuar 7 grupe për mbajtjen e ligjëratave, 3 në Prishtinë, 2 në Prizren, 1 në Mitrovicë dhe 1 grup në Ferizaj.
Kandidatët të cilët me sukses e përfundojnë këtë kualifikim, do të pajisen me diplomë sipas standardeve të BTEC.
Vitin e ardhshëm planifikojmë t'i punësojmë edhe 300 asistentë tjerë.
Kandidatëve që kanë nisur trajnimin për t'u kualifikuar për asistentë për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore u dëshiroj shumë suksese.", ka shkruar ministrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco