Kremlini kërkon “të garantohen të drejtat e serbëve në Kosovë”

Kremlini kërkon “të garantohen të drejtat e serbëve në Kosovë”

16:27, 12/12/2022

Kremlini kërkon zgjidhje përmes mjeteve diplomatike në tensionet mes Kosovës dhe Serbisë bashkërisht me garancione për të drejtat e serbëve, ka thënë zëdhënësi rus, Dmitry Peskov, raportoi N1, përcjell Reporteri.net.

“Ne jemi për atë që palët me përpjekje paqësore të zgjidhin situatën përmes mjeteve diplomatike”, ka thënë Peskoviç, derisa shtoi se “Kremlini dëshiron të gjitha të drejtat e serbëve të jenë të garantuara”.

Serbët kanë barrikaduar një rrugë në pjesën veriore të Kosovës duke e pamundësuar lëvizjen e lirë në atë zonë pas arrestimit të ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, i cili ishte përfshirë në njërën nga sulmet ndaj autoriteteve kosovare.

Megjithëse Kosova vendosi të shtyjë zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, serbët e vazhduan barrikadimin teksa kërkojnë lirimin e të arrestuarit, shkruan Reporteri.net.

Presidenti i Serbisë, madje ka shkuar aq larg sa të pretendojë edhe rikthimin e një mijë pjesëtarve të ushtrisë serbe, duke u thirrur në disa dispozita të Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për gjoja “mbrojtjen” e ekzistencës së serbëve në Kosovës.

“Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale”, tha të dielën ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

“Retorika e fundit që vjen Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Kështu janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it”, tha ajo.

Vuçiç tha të dielën pas një takimi të organit të lartë të sigurisë së Serbisë se do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen, por se ushtria është e gatshme të mbrojë minoritetin serb në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco