Gjykata merr vendim për ish-policin serb që sulmoi zyret e KKZ-së në veri

Gjykata merr vendim për ish-policin serb që sulmoi zyret e KKZ-së në veri

16:24, 12/12/2022
Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiç i cili dyshohet për kryerjen e veprave terroriste.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi e cila bëri të ditur se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ndryshe, ai është arrestuar të shtunën në pikën kufitare në Jarinje.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar në një konferencë për media se ish-zyrtari policor, Pantiç ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën Veriore.

Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Si shenjë revolte për arrestimin e tij, serbët lokalë kanë vendosur disa barrikada në pikat kufitare në Rudare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco