Në Lagjen e Boshnjakëve, situatë e qetë por shkollat mbesin të mbyllura

Në Lagjen e Boshnjakëve, situatë e qetë por shkollat mbesin të mbyllura

16:17, 12/12/2022

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës duket e qetë të hënën një ditë pasi Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX) raportuan për incidente në këtë pjesë të Kosovës.

Gazetarja e Telegrafit raporton se në Lagjen e Boshnjakëve që është pjesë administrative e Komunës së Mitrovicës së veriut jeta duket se zhvillohet normalisht, derisa vërehet prezenca e patrullave policore.

Objekti i Prokurorisë që ndodhet në këtë lokacion punon, por qepenat i kanë gjysmë të mbyllura.

Si në pjesët tjera të veriut edhe këtu shkollat sot kanë qenë të mbyllura.

Ngjarjet e së dielës ngjallën reagime të shumta të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri thirrje të dielën forcave të KFOR-it që të garantojë lirinë e lëvizjes duke zhbllokuar rrugët në veriun e Kosovës ndërsa akuzoi Serbinë për mbështetje të bandave kriminale që sipas tij po bëjnë përpjekje që të destabilizojnë Kosovën.

Vlen të theksohet se për të tretën ditë me radhë rrugët që çojnë në dy vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veriun e vendit vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga grupe serbësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco