Vetëm 7% – ​Interesim i vogël i grave për angazhim në politikë

Vetëm 7% – ​Interesim i vogël i grave për angazhim në politikë

14:52, 12/12/2022

Vetëm 7 për qind e grave kanë interes për angazhim në politikë. Kështu thuhet në raportin e sondazhit kombëtar “Gratë në Kosovë-çfarë mendojnë, dëshirojnë dhe bëjnë” të Friedrich Ebert Stiftung (FES).

Po ashtu, vetëm 6 për qind të grave kanë pronë të përbashkët me partnerin e tyre dhe vetëm 4 për qind menaxhojnë me paratë në shtëpi.

Koordinatorja e programit në FES, Besa Luzha tha se gratë e përfshira në sondazh janë në numër të madh nga Prishtina dhe Prizreni.

Sipas saj, nga ky raport del që vetën tre për qind e grave të intervistuara janë të kyçura në politikë.

“Kanë qenë vetëm pak me doktoratë dhe shumica janë me shkollë fillore dhe 5 për qind as shkollën fillore nuk e kanë të përfunduar. Mbi 66 për qind janë fëmijë, 26 për qind janë beqarë, 9 për qind janë të veja dhe vetëm 1 për qind janë të divorcuara”, tha ajo.

Po ashtu, Luzha ka shtuar se 74 për qind të grave të intervistuara deklarojnë se gjëja më e rëndësishme është që të kenë fëmijë.

“Më e pakta, del 7 për qind kanë interesim për angazhim ose pjesëmarrja politike, për neve kjo ka dalë si shqetësim. 85 për qind besojnë anëtarët e familjes dhe e dyta apo e treta del në lider religjioz. Ka një vetëdijesim për barazinë gjinore, por kur i sheh shifrat është shqetësim. 42 për qind të tyre mendojnë që nuk duhet të flasin për rastet e diferencuara. 93 për qind janë të kënaqura me jetën e tyre familjare”, ka shtuar Luzha.

Drejtoresha e kompanisë “Idra Research”, Nora Jusufi tha se raporti është punuar me rreth një mijë gra në vend.

“Prej një mijë anketave, 80 për qind shqiptare, j kemi rritur edhe mostrat për komunitetet që të bëjmë analiza statisitikisht të rëndësishme”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco