Ministri serb i Mbrojtjes viziton pjesëtarët e ushtrisë serbe në Rashkë

Ministri serb i Mbrojtjes viziton pjesëtarët e ushtrisë serbe në Rashkë

14:37, 12/12/2022

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka arritur të hënën në Rashkë, ku do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë serbe që janë të stacionuar në atë zonë.

Zëvendës-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Petar Cvetkoviq, është thënë të ketë informuar ministrin për situatën aktuale në terren.

 

Ndryshe, disa serbë lokalë në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Kjo ishte përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco