Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, shpërndau të dielën në Twitter deklaratën e ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Kryediplomatja gjermane deklaroi se Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale, ndërkaq Serbia ka vazhduar të rris tensionet – duke mos vepruar njëjtë si Kosova në atë situatë të tensionuar.
Më të pajtohet plotësisht ambasadori gjerman në Kosovë.
“Fjalë të qarta kristal nga Annalena Baerbock + Dënim po aq i qartë nga BE, SHBA, Britania e Madhe: Ne tregojmë zero tolerancë për çdo dhunë dhe përshkallëzim. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE i udhëhequr nga Mirosllav Lajca kështë e vetmja rrugë përpara”.
Gjatë ditës ambasadat e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar duke kërkuar nga serbët lokalë që të largojnë barrikadat.
Por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk është shprehur pro kësaj kërkese pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Ai ka akuzuar perëndimin që po e ndihmon Kosovën duke e lejuar sipas tij “mosrespektimin” e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe atë të Uashingtonit.
Kosovo reduced tensions by postponing local elections. Recent rhetoric from Serbia did the opposite. Suggesting sending Serbian forces to Kosovo is completely unacceptable. So are the latest attacks on @EULEXKosovo. All my support goes to the EU-led dialogue @MiroslavLajcak.
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) December 11, 2022
© SYRI.net