Osmani: Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë

Osmani: Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë

21:19, 30/11/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për rastin e vrasjes së shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së, duke e quajtur këtë krim makabër e çnjerëzor.

Osmani ka thënë se sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, shkruan Syri.net Kosova.

“Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur, për jetën që u shua pa të drejtë. Sonte vajtojmë për jetën e palindur që nuk frymoi kurrë, për jetën që nuk erdhi në jetë.

Një tjetër krim makabër e çnjerëzor. Një tjetër “burrë” që nuk mund të quhet qenie njerëzore, por që ia mori jetën gruas dhe fëmijës që do të bëhej gëzimi e jeta e nënës”, ka shkruar Osmani.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco