Hoxhaj për vrasjen në QKUK: Akt i tmerrshëm

Hoxhaj për vrasjen në QKUK: Akt i tmerrshëm

20:58, 30/11/2022

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vrasjes makabre që po dyshohet se ndodhi sonte në QKUK, pranë klinikës së Gjinekologjisë.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur këtë akt të tmerrshëm, duke shtuar se ashtu si edhe aktet tjera jo shumë të largëta kundër grave, duhet dënuar dhe stopuar sa më parë.

“Vrasja e tmerrshme që ndodhi sonte në oborrin e QKUK-së na ka tronditur tej mase të gjithëve. Ky akt i tmerrshëm, ashtu si edhe aktet tjera jo shumë të largëta, kundër grave, duhet dënuar dhe duhet stopuar sa më parë, me të gjitha mjetet! Ndaj dhimbjen dhe tronditjen me familjen dhe gjithë qytetarët e Kosovës. “, ka shkruar Hoxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco