Situata në veri, Kurti e pret komandantin e KFOR-it: Koordinim në  shërbim të paqes

Situata në veri, Kurti e pret komandantin e KFOR-it: Koordinim në shërbim të paqes

22:09, 07/11/2022

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia. Në takim kanë marrë pjesë edhe Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Ministri e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas njoftimit të ZKM’së, Kurti e Sveçla e kanë falënderuar Gjeneralmajorin Ristuccia për “angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht gjatë javëve të fundit, për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit”.

“Në këtë takim u bisedua për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takimin komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla falënderuan Gjeneralmajorin Ristuccia për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht gjatë javëve të fundit, për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.

Në këtë takim u bisedua për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco