Dobruna i reagon fuqishëm Haki Abazit: Ata që e kundërshtojnë Mimozën, i kanë veç dy arsye

Dobruna i reagon fuqishëm Haki Abazit: Ata që e kundërshtojnë Mimozën, i kanë veç dy arsye

20:49, 07/10/2022

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna ka mbështetur shefen e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilën, e cila sot u atakua nga Haki Abazi që kërkonte dorëheqjen e saj.

Dobruna, i cili njëherazi është edhe kryetar Alternativës – Dega në Gjakovë, ka thënë se një kërkesë e tillë e Abazit mund të bëhet për dy arsye.

“Ata që e kundërshtojnë Mimozën, kane dy arsye për një gjë të tillë: e nxjerrin veten para qëllimeve madhore ose jane të hatermbetur pse një grua e udhëheq me aq guxim një funksion të tillë dhe me shume peshë” shkroi Dobruna në facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Udhëheqja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nga Mimoza Kusari, i shërben vetëm një qëllimi, atij të mbrojtjes së qëllimeve të fitores së 14 shkurtit. Mimoza ka mbrojtur aktivisht dhe pa rezerve qëndrimet reformuese e transformuese. Të ndryshosh një Kosove, që ishte peng i një të kaluare abuzive e të kapur nuk është e lehtë. Ajo mund të bëhet vetëm me një këmbëngulësi e trimëri që e ka Qeveria Kurti. Mimoza i ka shërbyer një qëllimi të tillë pa kalkulime personale.

Ata që e kundërshtojnë Mimozën, kane dy arsye për një gjë të tillë: e nxjerrin veten para qëllimeve madhore ose jane të hatermbetur pse një grua e udhëheq me aq guxim një funksion të tillë dhe me shume peshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco