Zogiani: Shërbyesit civilë në komunat e PDK, LDK e AAK duan t’i kolapsojnë financat publike

Zogiani: Shërbyesit civilë në komunat e PDK, LDK e AAK duan t’i kolapsojnë financat publike

19:27, 07/10/2022

Zyrtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani ka thënë se shërbyesit civilë në komunat e qeverisura nga PDK, LDK  e AAK po synojnë ta pengojnë qeverinë Kurti në punën e saj.

Sipas tij, ato, ndonëse s’kishin ndonjë kundërshtim gjatë hartimit të Ligjit për Paga, kanë grevuar në heshtje, me qëllim të kolapsimit sistemit të financave publike.

“Te mos harrojmë, ndërkohë qe nuk kishin ndonje kundershtim konkret per Ligjin per Pagat, nje greve tjeter eshte bere ne heshtje, ajo e sherbyeseve civil neper komunat e PDK, LDK e AAK, ne shumicen prej tyre! Pra, keta prisnin ne radhe per tu mesyer ne sabotazhe ne menyre qe te pamundesonin qeverisjen nepermjet kolapsimit te financave publike”, ka shkruar ai.

Sipas Zogianit, ky veprim ishte rast tipik i sabotazhit.

“Ishte nje rast tipik sabotazhi i partive politike nepermjet strukturave administrative, te cilat dihet se i kontrollojne ne mase te konsiderueshme. Keta thjesht duan ta veshtiresojne e mundesisht ta pamundesojne qeverisjen qe nuk u takon!  Jane duke bere lufte politike nepermjet administrates publike per shkak se opozita se ben dot, sepse thjesht nuk ka kredibilitet!”, ka shkruar në fund Zogiani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco