Bërnabiq para 3 vitesh për kosovarët: Janë njerëz të zbritur nga mali

Bërnabiq para 3 vitesh për kosovarët: Janë njerëz të zbritur nga mali

13:20, 02/09/2022

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, këtë të hënë do t’ia mësyjë për herë të parë për vizitë Republikës së Kosovës.

Por kryeministrja serbe, në majin e vitit 2019 kishte fyer rëndë kosovarët, duke i quajtur si “njerëz të zbritur nga mali”.

“Keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse atje ka luftë ose jo, dhe kjo më shqetëson”, kishte thënë kryeministrja serbe.

Një deklaratë të tillë ajo e kishte thënë në prani të delegacionit të Bashkimit Evropian që drejtohej nga Sem Fabrizio.Image

Një fyerje e tillë e saj kishte nxitur reagime të mëdha në Kosovë përfshirë edhe Vjosa Osmanin e cila tashmë është presidente e Republikës së Kosovës.

Osmani atë kohë deputete e Kuvendi të Kosovës një deklaratë të tillë e kishte quajtur deklaratë fashiste.

Kishin reaguar ashpër edhe Behgjet Pacolli, Petrit Selimi e Doris Pack.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco