'Ushtari i Vuçiçit'/ Kryeministri i vendit më të varfër e korruptuar shkon me avion personal në Beograd

'Ushtari i Vuçiçit'/ Kryeministri i vendit më të varfër e korruptuar shkon me avion personal në Beograd

12:12, 01/09/2022

Pamjet që shihni janë publikuar para pak minutash, në orën 12:00 nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetet sociale. Sikurse e njofton vetë, sapo ka zbritur në Beograd, ku do të mbahet samiti i “Ballkanit të Hapur".

“Beograd - Pritja nga Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić” – shpjegon Rama mbi video.

Ai shfaqet tek zbret i vetëm nga shkallët e avionit Air Albania, që në këtë rast dhe të tjerë, po përdoret si avion personal i kreut të qeverisë.

Pjesa tjetër se çfarë është nisma e tij “Ballkani i Hapur” dhe synimet e saj, janë tjetër histori.

Kujtojmë se ekspertët dhe analistët e kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sillet si 'ushtar i Vuçiçit'.

Së fundmi ishte edhe ish-drejtuesi i fondacionit të Sorosit në Shqipëri, që hodhi akuza të rënda ndaj Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco