‘Askush nuk na ka treguar, a kemi mësim, apo jo’ nxënësve u mbyllet dera me 1 shtator

‘Askush nuk na ka treguar, a kemi mësim, apo jo’ nxënësve u mbyllet dera me 1 shtator

08:39, 01/09/2022 Nga A.Zh

U nisen për mësim, por derën e shkollës e gjetën të mbyllur nxënësit e shkollës fillore ‘Pavarësia’ në kryeqytet.

Yll K., Deniz M. dhe Maxhun Ç. të tre nxënës të klasës së nëntë, po shohin nëse ndodhet brenda objektit ndonjë mësimdhënës, e të kuptojnë nëse do ketë mësim apo jo. Por përgjigjen marrin vetëm nga mirëmbajtësi, ku ju tregon se askush tjetër nuk ndodhet aty përveç tij, ani pse ora shënon 7:30 e mëngjesit, koha kur do të niste ora e parë e mësimit – shkruan Syri Kosova.

Image

 Ata nuk kanë asnjë informacion të konfirmuar nga profesorët por as nga drejtori se a do të ketë mësim, apo jo.

Ylli për Syri Kosovën shprehet se kanë pyetur në rrjetet e tyre sociale se, a do të mbahet mësimit, por profesorët vetëm i kanë njoftuar se nga ky vit për shkak të mbi ngarkesës mësimi do të zhvillohet në tri ndërrime, por nuk kanë dhënë sqarime nëse janë në grevë.

Image

Edhe prindi Gëzim P. erdhi bashkë me vajzën e tij, të shoh nëse do të ketë mësim.

Ai për Syrin tha se është kundër grevës, pasi vetëm nxënësit po dëmtohen duke pasur parasysh që tashmë, është viti i fundit i shkollës fillore, dhe është tejet e rëndësishme që të mos ketë ngecje në mësimnxënje.

Image

Syri Kosova ka tentuar të kontaktoj me drejtorin e shkollës por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk kanë kthyer përgjigje.

Si duket për nxënësit e shkollës ‘Pavarësia’ më shumë mundësi kanë të atakohen nga qenët endacak që sillen vercall këmbeve të tyre, se sa nga vetë mësuesit./Syri Kosova.

 

Në anën tjetër, nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu ka kërkuar që mësimi duhet të fillojë në çdo shkollë, “me çdo kusht”.

Sahatçiu shkroi se nevojitet një zgjidhje që fëmijët të mos humbasin për shkak të grevës.

“Nuk ka nevojë e vend për filozofi. Nesër, me 1 shtator, mësimi është dashtë me fillu në çdo shkollë, me çdo kusht. Udhëheqje e shëndoshë është një qe e gjen zgjidhjen, me çdo kusht. Gjithçka tjetër është dështim”, shkroi ajo.

“Kush po humb? Fëmijët dhe vetëm fëmijët”, shtoi Sahatçiu.

ImageImageImage

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco