Haki Abazi reagon me një postim për Michail Gorbachev

Haki Abazi reagon me një postim për Michail Gorbachev

14:10, 31/08/2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë një postim për Michail Gorbachev, udhëheqësin e fundit të Bashkimit Sovjetik, i cili vdiq dje. Abazi ka thënë se Gorbachev ndryshoi hartën e botës për të ruajtur paqen.

Ai e ka quajtur Gorbachevin si “lider, mësues dhe praktikues të paqes”..

“Michail Gorbachev- iku nga kjo botë njeriu më meritor dhe një fenomen në politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Njeriu që konsiderohet ndër shtyllat dhe majat më të larta të diplomacisë dhe politikës në fundin e luftës së ftohtë dhe afrinë më të madhe të Rusisë me vlerat demokratike perendimore”, ka shkruar Abazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco