Reagime ndaj aktivistet që tha se ka dështuar familja e 11-vjeçares

Reagime ndaj aktivistet që tha se ka dështuar familja e 11-vjeçares

14:44, 30/08/2022

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave pas dhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona në Prishtinë.

Aktivistja Xheraldina Rexhepi tha se dështuan të gjithë. Ajo pati kritika edhe për prindërit e 11-vjeçares.

“Nuk ka dështu shteti, nuk ka dështua asnjë institucion. Kemi dështu krejt. Hallka e parë, institucioni i parë është familja: familja ka dështu. Ka dështu nëna e asaj vajze që s’e ka ditë ku e ka vajzën shtatë orë, kanë dështu prindët e atyre djemve që i kanë eduku në mënyrën që me e bë krim makabër dhe mos me u ndi fajtorë”, tha ajo.

Deklarata e aktivistes ka nxitur reagime të të tjerëve.

Gazetarja Jeta Xharra thotë se ajo i lë vajzat e saj 9 dhe 12 vjece të dalin vetë në park dhe thotë se nëse kritikohen prindërit e vajzës 11-vjecare që u dhunua nga 5 persona të shtunën, mund ta kritikojnë edhe atë.

“Veç me ju kallxu që gabim apo jo, unë vet i kam lanë qikat e mia 9 dhe 12 vjeçare me shku në park vet e edhe me shoqe, sepse qashtu m’kanë lanë edhe mu kur jam rrit edhe s’e besoj që e ndrroj mendjen edhe pas ngjarjeve të fundit. Nuk o zgjidhje me i mshel qikat në shpi apo me i kontrollu. Prandaj, kush i hyp ne kry nanës (e babës) pse e ka lshu qikën me shku në park vet, lirisht mundeni edhe mu me më kritiku!”, ka shkruar Xharra në profilin e saj në Facebook.

Një pjesë të deklaratës së Rexhepit e ka shpërndarë edhe aktivisti Rron Gjinovci, i cili ka lënë të kuptohet se nuk pajtohet aspak me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco