Mbi 20 milionë euro shpenzohen nga shteti vetëm në proceset gjyqësore

Mbi 20 milionë euro shpenzohen nga shteti vetëm në proceset gjyqësore

11:50, 29/08/2022

Për gjashtë muaj, pra janar-qershor 2022, institucionet e Kosovës, përfshirë edhe komunat e vendit, kanë shpenzuar 20 milionë e 700 mijë euro, 3 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë për vitin 2021 në procese gjyqësore.

Sipas raportit gjashtë-mujor financiar të Thesarit të Buxheti të Kosovës, del që insitucionet publike kanë shpenzuar për pagesa të vendimeve gjyqësore 20 milionë e 753 mijë euro.

Në krye të kësaj liste më shpenzime më të larta është Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ministri kjo që udhëheqet nga ministri, Librun Aliu.

Ministria e Liburn Aliu, ka shpenzuar për gjashtë muaj, ka paguar gati 3 milionë euro pagesa për vendimet gjyqësore.

Investimet / "Duam punë në shtet": A ka mendësi anti-biznes në Kosovë dhe çka po i frikëson investimet e jashtme?

Për Zyren e Presidentes nuk janë publikuar të dhënat e shpenzimeve teksa Zyra e Kryeministrit ka shpenzuar veç 1 mijë e 705 euro.

Listës me shpenzime më të larta i prin Ministria e Drejtësisë me 267 mijë euro, Ministria e Financave, 74 mijë euro, ministria e Bujqësisë, 57 mijë euro.

1 milionë e 500 mijë euro ka paguar SHSKUK krahasuar me vitin e kaluar që kishte paguar 800 mijë euro.

Në listën e komunave me më së shumti shpenzime për pagesa të vendimeve gjyqësore del të jetë, Komuna e Ferizajt, e dyta Mitrovica, pastaj Gjilani, Drenasi dhe Komuna e Prishtinës.

Komuna e Ferizajt është e para për nga këto pagesa. Kjo komunë ka paguar 3 milonë e 139 mijë euro.

Komunat e Kosovës / Pse qeveria s’bashkëpunon me krerët komunalë kosovarë?

Komuna e Mitrovicës me 2 milionë e 172 mijë euro. Gjilani me 1 milion e 955 mijë euro

Komuna e Prishtinës ka paguar 1 milionë e 320 mijë euro nga 871 mijë euro vitin e kaluar për këto shpenzime teksa e dyta është Komuna e Drenasit me 1 milion e 328 mijë euro nga 200 mijë që kishte paguar vitin e kaluar.

Image

Prej komunave që ka shpenzuar më së paku, është Komuna e Dragashit me 47 euro.

Duke i parë këto shpenzime, mund të themi se Avokatura Shtetëore e Kosovës ka pasur punë e angazhime.

Sipas raportit tëLëvizjes Fol, Institucioni i Avokaturës Shtetërore është anagzhuar për vitin 2021 në 3 mijë e 417 lëndë të reja gjyqësore, apo 1 mijë e 237 lëndë më shumë se në vitin 2021.

Rryma 28 gusht / Raportimi i Nacionales kthen në Kosovë nga pushimet drejtorin e KEK-ut, ai 'ngacmon' gazetarin tonë

Institucioni i Avokaturës Shtetërore nga 1,584 aktgjykime, sipas raporti të FOL, i kishte fituar 681 raste, ndërsa 672 i kishte humbur.

“Gjatë kësaj periudhe ishin sjellë edhe 138 vendime nga procedurat e shpronësimit (vlera totale e të cilave ishte 22,253,219.69 €) dhe 83 vendime të përmbarimit ( me vlerë prej 2,948,687.17 €). Nga këto përfaqësime, institucionet e Republikës së Kosovës kishin fituar gjithsej 5,579,530.99 €. Ndërkaq shuma e paguar nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës palëve që kanë pasur sukses në kontestet gjyqësore në vitin 2021 ishte 2,139,988.49 €.”, thuhet në raport me titulli: Performanca e Avokaturës Shtetërore gjatë vitit 2021.

Emërimet e shkarkimet e bordeve e personave përgjegjës, kanë bërë që të rriten edhe lëndët në gjykata.

Nga këto lëndë, buxheti i shtetit është dëmtuar me 325 mijë euro.

“178 vendime të sjellura gjatë periudhës janar-tetor 2021 nga këto lëndë ishin në lidhje me kontestet e punës, e me theks të veçantë për shkarkimet e padrejta nga puna e të punësuarve në institucionet publike. Vlera e fituar e institucioneve shtetërore veçanërisht nga kontestet e punës ishte 120,300.11 €, ndërsa vlera e humbur ishte dyfish më shumë, përkatësisht 325,389.99.”, thuhet në raport.

Gjithashtu, Qeveria e Kosova gjatë vitit 2021 është përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore në 5 mijë e 310 seanca gjyqësore.

“Vetëm gjatë vitit 2021, Avokatura Shtetërore ka përfaqësuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në gjithsej 5,310 seanca gjyqësore”, thuhet në raportin e FOL.

Nacionale ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë për mënyrën e ndaljes së kontesteve gjyqësore, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Kujtojmë se Qeveria Kurti kishte premtuar që do të ndalet gjakderdhja financiare në secilin sektorë të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco