Grupi i radhës i FSK-së vazhdon me sfidën e mbijetesës

Grupi i radhës i FSK-së vazhdon me sfidën e mbijetesës

11:13, 29/08/2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se grupi i radhës i Forcës së Sigurisë së Kosovës është dërguar për sfidën e mbijetesës.

Përmes një postimik në “Facebook”, ai ka thënë se ky kurs është krijuar për të ofruar përvojë sfiduese, në mënyrë që komandot tona të mund të mësojnë aftësi të testuara me kohë në terren dhe mentalitet që është i vlefshëm për çdo manovër në fushëbetejë.

“Vazhdojmë me grupin e radhës në sfidën e mbijetesës. Ky kurs është krijuar për të ofruar përvojë sfiduese, në mënyrë që komandot tona të mund të mësojnë aftësi të testuara me kohë në terren dhe mentalitet që është i vlefshëm për çdo manovër në fushëbetejë”, ka shkruar Mehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco