Edita Tahiri: Pse nuk po publikohet teksti i marrëveshjes për dokumentet

Edita Tahiri: Pse nuk po publikohet teksti i marrëveshjes për dokumentet

10:46, 29/08/2022

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell para dy ditësh përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese.

Marrëveshja parasheh që serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre.

Por ish-kryenegociatorja Edita Tahiri sot përmes një postimi në Facebook ka shtruar pyetjet pse nuk po publikohet marrëveshja e arritur mes palëve.

“Marrëveshja për finalizimin e zbatimit të marrvveshjes për lëvizjen e lirë 2011 u arritë për letra shoqëruese, ajo e targave po pritet. Pyetja është pse nuk po publikohet teksti i kësaj marrëveshje?”, ka shtruar pyetjen Tahiri.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco