Ultimatumi i Kurtit për reciprocitet i 'zgjon' nga gjumi SHBA-në dhe BE-në

Ultimatumi i Kurtit për reciprocitet i 'zgjon' nga gjumi SHBA-në dhe BE-në

14:26, 25/08/2022

Derisa sot në sektorin publik ka nisur greva, në anën tjetër tema e nxehtë e ditës së sotme është edhe reciprociteti dhe arritja e një marrëveshje me Serbinë. E për këtë të fundit si duket është bindur edhe vet Kryeministri Kurti, se ka ardhur koha të bëhet një finalizim i dialogut maratonik me Serbinë.

Gjatë një interviste dhënë për Bloomberg, Kurti, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk kanë alternativë tjetër përveç se të arrijnë marrëveshjen finale për normalizim marrëdhëniesh, duke theksuar se ka “ardhur koha” që një gjë e tillë të bëhet gjatë mandatit të tij.

E kjo deklarat erdhi pikërisht sot kur në Mitrovicën e Veriut ka qëndruar Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun në mes të Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, dhe Emisiari i SHBA-së, Gabriel Escobar. Dyshja e dialogut janë takuar me  përfaqësuesit e Listës Serbe, për t’i bindur që të mos ketë barrikadime në zonat me popullsi serbe – shkruan Syri Kosova.

Është vet përfaqësuesi i BE në dialogun Kosovë-Serbi, theksoi se të gjitha këto takime janë zhvilluar që të mos ketë më barrikada.

“Kjo është arsyeja përse jemi sot këtu, që njerëzit të mos kenë frikë, të mos kenë frikë për jetën e tyre, për një jetë normale. Ne po bëjmë gjithçka për t’u siguruar që të mos ketë barrikada”.

Ai shtoi se “dëshirojmë që 1 shtatori të jetë një ditë normale, një ditë e zakonshme, unë jam optimist, nuk do të isha këtu po të mos isha optimist”.

Ndërkaq, i pyetur se kur Kurti dhe Vuçiç do të shkojnë sërish në Bruksel ai u shpreh se takime të tjera do të ketë shumë shpejt.

Në anën tjetër nëpër media janë duke qarkulluar zëra për një shtyrje të mundshme të vendimit për reciprocitet me Serbinë.

Por këtë gjë Albin Kurti, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën, ka qenë i prerë duke deklaruar se Qeveria të cilën ai drejton nuk do të shtyjë vendimin për të zbatuar masën e reciprocitet me Serbinë, sa i përket targave dhe dokumentit për hyrje/dalje.

“Ne kemi bërë një koncesion të madh me datën 31 korrik që vendimi që do të duhej të zbatohej nga 1 gushti të fillojë nga 1 shtatori”, tha Kurti.

“Por, shtyrja nuk ka ndodhë që të bëhet shtyrja principi. Shtyrja ishte gjest i vullnetit të mirë, karshi brengave të partnerëve ndërkombëtarë se ka pasur shumë dezinformim. Tash po e luftojmë dezinformomini dhe kemi dëshmuar se procedura është fare e thjesht 20 sekonda”.

Më tej Kurti ka bërë të ditur se më 1 shtator ose të dyja palët do të implementojnë regjimin e dokumenteve për hyrje/dalje, ose asnjëra.

Qeveria kundër deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, gjatë një interviste për median në Beograd, N1 ka thënë se Serbia shkoi e përgatitur në rundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi që u mbajt në Bruksel më 18 gusht, ndërkaq, palët e tjera, siç tha ai, nuk ishin të përgatitura “që të flasin për specifika”.

“Të them të drejtën, pala serbe veproi mirë. E dinin se për çfarë do të flisnin, çfarë ishte e rëndësishme. Fatkeqësisht, disa prej të tjerëve nuk ishin të përgatitur për të folur për specifika”, tha Hill.

E ndaj kësaj deklarate ka folur vet Kurti.  Ai theksoi  se SHBA-ja e ka ambasadorin në Prishtinë me të cilin më 31 korrik është koordinuar për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve.

“Është e vërtetë që në vitet e 90-ta, por edhe derisa kur e kemi shpallur pavarësinë, ambasadori i SHBA-ve për Kosovën ka qenë në Beograd. Mirëpo që nga shpallja e pavarësinë ne kemi ambasador të SHBA-ve në Prishtinë dhe me këtë ambasador ne kemi biseduar më 31 korrik”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se bashkësia ndërkombëtare ka qenë e shqetësuar për fushatën dezinformuese të Serbisë gjatë muajit korrik.

Për këtë, Kurti thotë se është shtyrë vendimi për recprocietin e targave – që në fuqi do të hyjë më 1 shtator.

“Ne i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-të”, ka thënë Kurti. 

Mirëpo gjatë ditës së sotme nga opozita më të madhka  kritikuar qasja e Kurtit karshi ambasadorit amerikan Hill në Serbi.

Jehona Lushaku Sadriu nga LDK, ka reaguar në drejtim të Qevrisë Kurti pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se Serbia ishte e përgatitur për negociata në Bruksel, por jo edhe të tjerët.

Lushtaku-Sadriu përmes një shkrimi në Facebook tha se qeveria ka përgjegjësi kushtetuese për të mbrojtur interesin shtetëror të  Kosovës në negociatat me serbët.

Ajo më tej tha se negociatat ndërkombëtare nuk bëhen nga amatorë.

Edhe Vlora Çitaku nga PDK nuk ka heshtur, ajo ka deklaruar se audienca e Kosovës duhet të jetë SHBA, e jo Serbia. Sipas saj, Kosova duhet të bindë Uashingtonin që është serioze dhe e përgatitur.

“Ata mbajnë çelësin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO”, ka shkruar Çitaku në Facebok, të enjten.

Sipas saj “Serbia edhe mund të mos pajtohet me marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke në qendër”.

“Tek e funidt, nuk janë pajtuar as në Rambuje (marrëveshje e cila na e solli lirinë) e as ne Vjenë (marrëveshje e cila na e solli pavarësinë)”, ka deklaruar ajo./Syri Kosova 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco