Demi: E dhimbshme se si policia furnizon portalet me fotografi ku ekspozohen viktimat

Demi: E dhimbshme se si policia furnizon portalet me fotografi ku ekspozohen viktimat

14:24, 25/08/2022

Agron Demi ka bërë një krahasim interesant.

Ai krahasoi formën se si gruaja e Kobe Bryant eshte dëmshpërbly me 16 milionë dollarë, ngase punonjësit e shtetit kanë bërë foto të viktimave të cilat pastaj kanë rrjedhur në publik, me formën se si kjo gjë bëhet në vendin tonë, shkruan Syri Kosova.

“Tek ne, me dhjetëra here ndodhë që policia ti furnizoj portalet e ndryshme me fotografi e incizime të kamerave të sigurisë, ku trupat e viktimave ekspozohen në media, pa asnjë konsideratë për vuajtjet shpirtërore e shqetësimet psikologjike që mund të ju shkaktohen familjarëve të viktimave” tha Demi.

Në Kosovë, është praktik që pas çdo vrasje apo aksidenti, mediet me doemos tentojnë të marrin të dhëna, si emra e fotografi, që t’i hedhin në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco