Greva në arsim, ministria fillon shpërndarjen e teksteve në shkolla

Greva në arsim, ministria fillon shpërndarjen e teksteve në shkolla

13:56, 25/08/2022

Përkundër grevave në shkolla që kanë filluar sot (25 gusht), nga SBASHK-u, Ministria e arsimit është gati për fillimin e vitit të ri shkollor me 1 shtator.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se kanë filluar shpërndarjen e teksteve shkollore.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor. Po ashtu është duke u bërë edhe shpërndarja e teksteve në shkolla”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit.

Po ashtu kanë bërë të ditur se si ministri kanë kryer përgatitjet që mësimi të fillojë si duhet.

“Si Ministri i kemi bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që më 1 shtator gjithçka të fillojë si duhet. Në kuadër të përgatitjeve kemi zhvilluar vizita nëpër komuna ku jemi informuar se shkollat janë gati për fillimin e procesit mësimor”, thuhet tutje në përgjigjen e ministrisë për Infokus.

Ndryshe, sa i përket grevave kanë thënë se paralajmërimet e SBASHK për ndërprerje të procesit mësimor nuk kanë arsyetim.

“Ashtu siç jemi deklaruar edhe më herët, paralajmërimet e SBASHK për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim! Sindikata gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenoj të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Si Ministri saherë kemi marrë kërkesa nga SBASHK-u për takime u jemi përgjigjur pozitivisht. Kërkesë e tyre fillestare ka qenë Ligji për paga kurse më vonë dolën me kërkesën tjetër për 100 euro”, janë përgjigjur nga ministria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco