Lushtaku-Sadriu i drejtohet Qeverisë Kurti: Negociatat ndërkombëtare nuk bëhen nga amatorë

Lushtaku-Sadriu i drejtohet Qeverisë Kurti: Negociatat ndërkombëtare nuk bëhen nga amatorë

13:44, 25/08/2022

Kryetarja e Forumit të Gruas nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar në drejtim të Qevrisë Kurti pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se Serbia ishte e përgatitur për negociata në Bruksel, por jo edhe të tjerët.

Lushtaku-Sadriu përmes një shkrimi në Facebook tha se qeveria ka përgjegjësi kushtetuese për të mbrojtur interesin shtetëror të  Kosovës në negociatat me serbët.

Ajo më tej tha se negociatat ndërkombëtare nuk bëhen nga amatorë.

“Qeveria Kurti ka përgjegjesi kushtetuese për të mbrojtur interesin shtetëror të Kosovës në negociata me Serbinë. Deklarata e ambasadorit amerikan Hill ngrit dilema përmbajtësore, nëse vërtet kjo qeveri ka synime e strategji të qarta për Dialogun.  Negociatat ndërkombëtare nuk bëhen nga amatorë. Nëse Kurti do ta menaxhojë edhe  dialogun ngjashëm si është duke i “menaxhuar” krizat e brendshme, epilogu për vendin mund të jetë i ngjashëm: negative”, ka shkruar Lushtaku-Sadriu.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, gjatë një interviste për median në Beograd, N1 ka thënë se Serbia shkoi e përgatitur në rundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi që u mbajt në Bruksel më 18 gusht, ndërkaq, palët e tjera, siç tha ai, nuk ishin të përgatitura “që të flasin për specifika”.

“Të them të drejtën, pala serbe veproi mirë. E dinin se për çfarë do të flisnin, çfarë ishte e rëndësishme. Fatkeqësisht, disa prej të tjerëve nuk ishin të përgatitur për të folur për specifika”, tha Hill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco