Ish-deputeti i LDK-së: Ky është propozimi ndërkombëtar që u është prezantuar liderëve të opozitës

Ish-deputeti i LDK-së: Ky është propozimi ndërkombëtar që u është prezantuar liderëve të opozitës

13:37, 25/08/2022

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se propozimi ndërkombëtar që u është prezantuar liderëve të opozitës është që bartësit e targave KM, përkohësisht, të pajisen me targa KS dhe në këmbim, Serbia të pranojë largimin e stikerave dhe të pranojë dokumentet personale të lëshuara nga Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se a duhet qeveria ta pranojë këtë propozim.

Postimi i tij i plotë:

Si duket propozimi ndërkombëtar që u është prezantuar liderëve të opozitës është ky:

Bartësit e targave KM, përkohësisht, të pajisen me targa KS. Në këmbim Serbia pranon largimin e stikerave dhe pranon dokumentet personale të lëshuara nga Kosova.

Si mendoni, a duhet që qeveria ta pranojë këtë propozim?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco